Ish-deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri është përplasur ashpër me drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në studion e emisionit “Opinion.
Shkak për këtë debat të fortë është bërë deklarata e bërë nga Brataj pasditen e sotme në studion e Abc News. I pyetur nga gazetari Endi Xhafo se sa rrezik ka vendosja e një maske të skaduar, Brataj tha se një maskë e skaduar nuk të dëmton por ul cilësinë e funksionit të saj.
Drejtori i Urgjencës: Një maskë e skaduar nuk të dëmton, por ul cilësinë e funksionit që ka
Për këtë deklaratë Pampuri i ka dhënë ultimatum drejtorit të Urgjencës se duhet të kërkojë falje.
Pjesë nga debati:
Orjola Pampuri: Sa respiratorë ka sot Infektivi? 5 mjaftojnë?
Skënder Brataj: O zonjë mos i shtrembëroni turinjtë sepse në qoftë se nuk ju pëlqej, nuk duhet t’ju pëlqej juve.
Orjola Pampuri: Të lutem kërko falje për këtë që the. Për këtë fjalë kërko falje. Kërko falje përndryshe do çohesh ose ti ose unë nga studio. Për këtë kërko falje.
Skënder Brataj: Varet në dëshirën tuaj. Në momentin që unë flas nuk mundet të talleni.
Orjola Pampuri: Të lutem kërko falje. Ose nuk do të lë të flasësh më. Keni mashtruar popullin, tregoni të vërtetën.