Nuk dihet nëse do të bëjë të harrohet superylli që ishte aty përpara tij.
Sidoqoftë, Entoni Dejvis I bëri një nisje të jashtëzakonshme etapës së re të karrierës së tij, atë me fanelën e Dallasit.
Basketbollisti qendër shkëlqeu fort në fitoren që Maveriksët arritën ndaj Hjustonit me shifrat 116-105.
Kampioni 31-vjeçar, që ka vuajtur disa herë nga dëmtimet kohët e fundit, ishte për rreth 31 minuta në parket duke realizuar 26 pikë, kapur 16 topa në tabela e shërbyer 7 asistë.
Një paraqitje thuajse prej tripëll dabëlli, që këtë sezon është më shumë zanat I një Nikole Jokiç apo Lebron Xhejmsi.
Përveç kësaj, Dejvis bëri edhe 3 bllokime gjuajtjesh, në një mbrëmje në të cilën Dallasi pati gjithsej 18 bllokime gjuajtjesh të miqve nga Teksasi.
Tifozët, që e pritën shumë mirë, shpresojnë që gjigandi të jetë pasardhës I denjë I superyllit të tyre Luka Donçiç, njërit prej basketbollistëve më të mirë, më të vlerësuar e më të dashur në botë.
Jo më kot Dallasi arriti vjet finalen e madhe të NBA-së, e shpresohet që kjo të ndodhë përsëri.
Gjithsesi, tifozët u shqetësuan sepse Dejvis pësoi dëmtim dhe urohet që problemi të mos jetë afatgjatë./abcnews.al


