David dhe Victoria Beckham fitojnë “luftën” për ndërtimin e liqenit në rezidencën 6 milion £

schedule11:49 - 10 Janar, 2021

schedule 11:49 - 10 Janar, 2021

Planet e David dhe Victoria Beckham për të ndërtuar një liqen të madh në rezidencën prej Cotswolds janë miratuar nga oficerët e ekologjisë, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve vendas. Çifti i famshëm ka marrë mbështetjen e Këshillit të Qarkut West Oxfordshire, për sa kohë ata nuk do të përdorin varka motorike.

“E kuptoj që justifikimi për modelin e ndryshuar është të sigurojë një përmirësim estetik si dhe të përmirësojë më tej vendin për biodiversitetin. Prandaj rekomandoj që të zbatohet një kusht specifik që i referohet llojit të varkave që do të përdoren në ujë, siç është kufizimi i përdorimit të skafeve.”, thuhet në reagim.

Planet: Ideja e parë ishte të krijonte një trup uji në formë veshke, me madhësi 2976 metra katrorë, por çifti më vonë e zgjeroi atë në 4,170 metra katrorë dhe për të shtuar një ishull, me përmasa 122 metra katrorë

David dhe Victoria ndezën një zemërim të madh tek banorët me planet e tyre për të ndërtuar liqenin në shtëpinë ku kaluan pjesën më të madhe të izolimit. Në Dhjetor, çifti kërkoi leje për të rritur madhësinë e liqenit dhe për të shtuar një ishull me përmasa 122 metra katrorë. /abcnews.al

Arritja në të: Ndërtimi ka filluar tashmë në shtëpi pasi planet origjinale të çiftit për të bërë liqenin u miratuan përsëri në gusht, ata më pas kërkuan ta bënin atë më të madh

Serene: Në propozimet e mëparshme të Beckham ata thanë se pellgu do të rikrijojë një skenë klasike angleze të livadheve (foto së bashku)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!