David Beckham pranon ofertën “faraonike” për t’u bërë imazhi i Katar 2022

schedule15:52 - 25 Tetor, 2021

schedule 15:52 - 25 Tetor, 2021

David Beckham pritet të nënshkruajë një kontratë të madhe për t’u bërë imazhi i Katarit për Botërorin 2022 dhe jo vetëm.

Sipas The Sun, superylli anglez pritet të shpallet si figura qëndrore e fushatës së organizatorëve. Kontrata që do të nënshkruajë pritet t’i sjellë atij rreth 180 milion euro dhe detyrat do të jenë të promovojë jo vetëm Kupën e Botës, por edhe kulturën dhe sportin e Katarit për një dekadë.

Beckham së fundmi udhëtoi në Doha për bisedimet përfundimtare. Hezitimet e tij për të thënë “po” kishin të bënin me shkeljen e të drejtave të njeriut në Katar, si në lidhje me trajtimin e grave dhe homoseksualëve, ashtu edhe me kushtet e mjerueshme të punës të raportuara në infrastrukturën  për Kupën e Botës, ku mijëra njerëz kanë humbur jetën.

46-vjeçari i cili tashmë është bashkëpronar i ekipit të MSL Inter Miami, thuhet se është bindur nga garancitë e organizatorëve dhe qeverisë se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të drejtat e njeriut në vendin arab dhe pas një diskutimi me familjen e thuhet se ka pranuar ofertët mitike. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!