Datat e përballjeve në Champions, Liverpool dhe PSG zbresin në fushë të parët

schedule08:56 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 08:56 - 29 Dhjetor, 2019

Shorti i 16 dhjetorit dhuroi përballje të forta dhe tepër emocionuese në raundin e 1/8 në Champions League. Real Madrid-Manchester City është një nga duelet më të zjarrta, por pas nuk mbeten as çiftet Atletico Madrid-Liverpool, Chelsea-Bayern Munchen dhe Napoli-Barcelona.

Datat janë përcaktuar dhe gjithçka nis me 18 shkurt. Kampionët në fuqi të Liverpool do të jenë të parët që zbresin në fushë. Ekipi i Klopp do të zhvillojë ndeshjen e parë përballë “Colchoneros” në “Wanda Metropolitana”, aty ku festoi sezonin e kaluar fitimin e trofeut në finalen ndaj Tottenham, teksa përballja tjetër e ditës është Borussia Dortmund-PSG, një sfidë që premton gola të shumtë.

Të nesërmen zbresin në fushë Atalanta ndaj Valencias, ndërsa Tottenham do të presë Leipzig. Një javë më pas është radha e ekipeve të tjera. Të martën e 25 shkurtit luhen dy duelet Chelsea-Bayern Munchen dhe Napoli-Barcelona, kurse të nesërmen është radha e Real Madrid dhe Juventusit.

Ekipi i Zidane pret në “Santiago Bernabeu” Manchester Cityn e Pep Guardiolës, ndërsa kampionët e Italisë luajnë në Francë kundër Lyonit vendas. Shorti i çerekfinaleve do të hidhet me datë 20 mars. Ndeshjet e para do të luhen me 7/8 prill dhe ato të kthimit me 14/15 prill.

Ky short përcakton edhe duelet e fazës gjysmëfinale, që do të luhen me 28-29 prill, ndërsa sfidat e kthimit pas një jave. Finalja e madhe zhvillohet me datë 30 dhjetor në stadiumin ” Atatürk Olimpiyat Stadı” të Stambollit. /abcnews.al

Datat e përballjeve të raundit të 1.8 në Champions League

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!