Datat e mundshme për ndeshjet e Serisë A, pas ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës

schedule13:01 - 5 Mars, 2018

schedule 13:01 - 5 Mars, 2018

Pas shtyrjes së ndeshjeve të Serisë A, pas ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës Davide Astori, mediat italiane publikojnë datat e mundshme për ndeshjet. Derbi mes Milanit dhe Interin mund të luhet në 9 maj ndërsa ndeshjet e tjera në 14 maj

Në pritje që lega italiane e futbollit të marë një vendim zyrtar, mediat italiane publikojnë datat e mundshme kur do të mund të luhen ndeshjet e ditës së 27 të serisë A, të cilat u shtynë pas ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës Davide Astori. Problem më i madh është ai për derbin Milan-Inter meqënëse kuqezinjtë janë të impenjuar dhe në Europa League si dhe në finale e kupës së Italisë. Data më e mundshme është ajo e 9 majit, ndërsa ndeshjet e tjera mund të luhen në datat 13 dhe 14 maj.

Ashtu si shpjegoi dhe presidenti i Legës Xhovanni Malagò, mundësia më e madhe është që finalja e kupës së italisë të luhet pas ndeshjes së fundit të kampionatit Italian e parashikuar për në 20 maj, në datën më të mundshme 25 maj. Por cdo gjë do të ndryshonte nëse Juventus, finalist së bashku me Milan, të arrinte dhe në finale e Champions League që është në program në Kiev në datën 26 maj.

Situata është pak më e thjeshtë për ndeshjet e tjera: Genoa-Cagliari, Chievo-Sassuolo, Udinese-Fiorentina e Benevento-Verona të cilat do të mund të luhen në 14 mars, por gjatë ditës. Ndeshja Torino-Crotone mund të luhet në 13 mars. Por duhet një datë ndryshe për Atalanta Sampdoria, në të mërkurën e parë të mundshme, meqënëse bergamaskët duhet të luajnë dhe një ndeshje me Juventusin të shtyrë si pasojë e reshjeve të dëborës. Alternative është një datë në muajin prill që koincidon me ndeshjet e Champions League por në orare të ndryshme./abcnews.al