Transparency International ka reaguar ditën e sotme në lidhje me databazën me të dhënat personale të qytetarëve të Tiranës. Në një deklaratë, TI u bën thirrje qytetarëve që të pa asnjë vonesë, të përcaktojnë nëse partia në pushtet mori të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat qeveritarë.
Po ashtu, Transparency International i bën thirrje Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të hetojë urgjentisht nëse PS abuzoi me burimet e shtetit për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
“Më 11 prill, një portal mediatik shqiptar publikoi një bazë të dhënash që përmban të dhëna personale dhe informacione private të 910,000 individëve, që pretendohet të mirëmbahet nga Partia Socialiste në pushtet e vendit. U zbulua – dhe që atëherë u konfirmua – se votuesve u janë caktuar patronazhistë që të ndiqnin preferencat e tyre politike. Komentet shtesë, të regjistruara nga klientët, raportohet se detajojnë ndërveprimet e tyre me qytetarët, me disa raste që arrijnë deri te frikësimi i mundshëm i votuesve,” thuhet në deklaratë.
Daniel Eriksson, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të TI tha se në vitet e fundit është parë një trend alarmues i shfrytëzimit të të dhënave personale për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.
“Nëse provohen, pretendimet se partia qeverisëse e Shqipërisë ka mbajtur një bazë të dhënash të marrë në mënyrë të paligjshme me informacione personale dhe private për 910,000 qytetarë do të përbënte jo vetëm një shkelje të të dhënave, por edhe një shkelje të besimit të publikut. Një hetim i paanshëm do të ishte në gjendje të përcaktonte shumë shpejt nëse partia merrte të dhënat personale të qytetarëve nga burime qeveritare. ” sb/abcnews.al/