Databaza, Meta: Kush do t’i mbrojë qytetarët nga krimi kibernetik dhe mafia ndërkombëtare?

schedule13:26 - 19 Prill, 2021

schedule 13:26 - 19 Prill, 2021

Presidenti i Republikës ditën e sotme në një deklaratë për mediat i ka adresuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama në lidhje me databazën me të dhëna personale të qytetarëve të Tiranës. Ndër të tjera, Meta pyeti Ramën se kush do të mbajë përgjegjësi tashmë nëse të dhënat e shqiptarëve përdoren për aktivitet kriminal nga mafia ndërkombëtare.

“A mendon ti Edi Rama se me këtë që ke kryer i ke hapur dyert krimit kibernetik dhe vjedhës së identiteteve?” pyeti kreu i shtetit.

Kreu i shtetit tregoi edhe pse ai dyshon që të dhënat kanë dalë dalë nga Partia Socialiste.

“Si rezultat i kapjes së shtetit i ka marrë PS. Unë se kam Meta, Metaj e kisha në dokumentet. Të gjitha të dhënat janë të sakta.”

Gjithashtu, Meta bëri thirrje që të merren në pyetje të gjithë patronazhistët, që sipas tij, kanë survejuar edhe njerëz të drejtësisë dhe të zbardhet e vërteta që sipas tij, në fakt është e zbardhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!