Shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi, ka folur për rifillimin e futbollit shqiptar, ku mbetet optimist për datën 3 qershor. Gjithashtu, Nurishmi tha se ndeshjet mund të luhen në orën 20:00, pasi shikueshmëria është më e lartë. Për Fan Zone në Supersport, Nurishmi sqaroi gjithçka.
DATA – “Ne nuk kemi folur dhe nuk kemi pasur asnjë qëndrim për datën 7 (qershor). Ne jemi për datën 3 (qershor). Është bërë një plan dhe është përcaktuar kalendari i detajuar. Duke filluar nga Superiorja te Kupa e Shqipërisë. Do të ketë problem nëse nuk fillon në datën 7. Data 2 gusht është “deadline” i fundit për të dërguar emrat e ekipeve në UEFA”.
PËRGJIGJA E QEVERISË – “Ne presim një përgjigje brenda fundit të javës. Dhe klubet vetë do bëjnë përgatitjet. Ndeshja nuk mund të organizohet sot për nesër. Do të kontaktojmë personalisht me grupin e punës, për t’iu kërkuar një konfirmim për datën 3. Është në të mirën e të gjithave. Janë disa hallka që duhet të lidhen. Shpresoj që brenda kësaj jave të kemi një përgjigje përfundimtare”.
ORARI – “Në orën 20:00 ka shikueshmëri të lartë, njerëzit janë në shtëpi, ndeshjet shikohen nga televizioni. Është rënë dakord edhe me klubin e Partizanit. Po të kishte sistem ndriçimi do të dëshironim ti zhvillonim ndeshjet në atë orar, pasi dhe temperaturat janë më të ulëta dhe është më komode. Është një periudhë që po bëhet e lodhshme. Shpresojmë që javën e ardhshme të flasim për futbollin e luajtur”./abcnews.al