Zgjedhjet e 2025/ Krerët e partive të vogla takojnë Begaj, ja data e propozuar

schedule10:49 - 20 Nëntor, 2024

schedule 10:49 - 20 Nëntor, 2024

Ka përfunduar takimi i presidentit Bajram Begaj me kryetarët e partive të vogla parlamentare, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, të PBDNJ-së Vangjel Dule, të LZHK-së, Dashamir Shehi dhe të PAA, Agron Duka, për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Mësohet se krerët e partive të vogla kanë propozuar 4 Majin si datë të zgjedhjeve, pasi në 9 Maj mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se zgjedhjet duhet të mbahen para 9 Majit, kur mbahet Komiteti Politik, pasi mund të ndikojë në zgjedhje.

“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përflitet që me datë 9 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministreve të Europës kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme. Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë. Ne kemi dhënë mendimin tonë.

Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 11 është e përcaktuar në kushtetutë dhe diskutohet patjetër. Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje konsiderueshëm, se i bie të mbyllë fushatën me datë 9, të mbledhë të Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim. Besoj se PD do të vijë vetë. Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Ju a mendoni kështu si unë, ka efekt nëse këtu ka një aktivitet kaq madhor? Po. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka./abcnews.al