Tashmë është zyrtare. Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur se kur do të zhvillohet “El Clasico” e parë për këtë sezon. Sfida e shumëpritur do të luhet në datën 24 tetor, në stadiumin “Camp Nou”, prej orës 16:00.
Kjo do të jetë hera e parë që do të shikojmë kundër Zinedine Zidane dhe Ronald Koeman, pasi ky i fundit zëvendësoi në verë ish-trajnerin Quique Setien.
Përballja e fundit mes ekipeve në Barcelonë ka përfunduar në barazimin 0-0, ndërsa ndeshja e fundit daton në 1 mars të këtij viti, kur madrilenët arritën të fitonin në shtëpi me rezultatin 2-0.
Të dy ekipet janë me fat, pasi do të kenë kohë të mjaftueshme për të rikuperuar disa nga lojtarët e tyre kryesorë. Kështu tek Barcelona shpresojnë në rikthimin e portierit Marce-Andre Ter Stegen.
Stafi teknik është i bindur se ai do të jetë i gatshëm për supersfidën. Ndërsa tek Reali shpresat janë tek rikthimi i Eden Hazard, por pritet për t’u parë se si do të shkojë situata e tij. /abcnews.al