Dasmë në Shtëpinë e Bardhë, martohet mbesa e Joe Biden

schedule15:41 - 5 Prill, 2022

schedule 15:41 - 5 Prill, 2022

Joe Biden është duke u bërë gati për dasmën e mbesës së tij, Naomi, dhe ceremonia do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë.

Vajza e Hunter Biden, Naomi, do të ketë dasmën në fund të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë, siç njoftoi zyra e Zonjës së Parë, Jill Biden.

Një deklaratë nga Joe Biden, Drejtor i Komunikimit, tha: “Ata do të organizojnë ceremoninë e dasmës për mbesën e tyre Naomi Biden dhe të fejuarin e saj Peter Neal në Shtëpinë e Bardhë më 19 nëntor 2022. Familja e Parë, çifti dhe prindërit e tyre janë ende në fazat e planifikimit të të gjitha festimeve të dasmës dhe presim të njoftojmë më shumë detaje në muajt në vijim”.

Naomi Biden, 28 vjeç, e cila punon si avokate, do të martohet me 24-vjeçarin Peter Neal, i cili po kalon semestrin e fundit të shkollës juridike në Universitetin e Pensilvanisë.

Sipas informacioneve të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, çifti u njohën për herë të parë 4 vite më parë në Nju Jork, përmes mikut të tyre të përbashkët.

Sa i përket propozimit për martesë, Neil ishte ai që i kërkoi të dashurit të martohej me të, gjatë një prej udhëtimeve të tyre, ndërsa u fejuan vjeshtën e kaluar.

Kjo nuk është dasma e parë në Shtëpinë e Bardhë, pasi aty ka bërë dasmën edhe vajza e George W. Bush, Jenna. Bush u martua me Henry Hager në fermën e familjes Bush në Crawford, Teksas në maj 2008, por prindërit e saj organizuan një dasmë me 600 të ftuar muajin e ardhshëm në rezidencën zyrtare presidenciale nën tingujt e grupit të marinës amerikane.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!