Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dasma princërore, vajza e Sulltanit martohet me kushëririn e saj të parë

schedule20:15 - 27 Janar, 2023

schedule 20:15 - 27 Janar, 2023

Dy javë të tëra zgjatën festimet për dasmën e organizuar nga sulltani i Bruneit Hassanal Bolkiah për vajzën e tij Azema.

Dhëndri është Princi Bahar ibni Geoffrey Bolkiah, djali i vëllait të Sulltanit, Princit Geoffrey Bolkiah.

Edhe pse në shumë vende nuk do të lejohej martesa e të afërmve të ngushtë, në Brunei nuk ka ligje për inçestin.



Fejesa e dy princërve u shpall nga pallati më 31 dhjetor, ndërsa më 16 janar nisën festimet e dasmës.

Në përputhje me zakonet islame, dhëndri recitoi zotimet e tij para një grupi burrash, duke përfshirë Sulltanin e Bruneit, i cili ishte përfaqësuesi i vajzës së tij në dasmë.

Festimet vazhduan me eventin zyrtar në një sallë të artë në pallatin mbretëror, këtë herë me nusen dhe dhëndrin që u shfaqën zyrtarisht si çift./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!