Dasma mbretërore në Angli mes Princit Harry dhe aktores amerikane, Megan Markle, do të zhvillohet në Maj. Lajmi është konfirmuar nga pallati mbretëror që njofton se ceremonia do të zhvillohet në një kishe të kështjellës “Windsor”.
Dasma e re mbretërore e shpallur të hënën në Angli, tashmë ka një datë dhe një vend se ku do të zhvillohet. Princi Herri dhe Megan Markëll do të martohen në maj dhe ceremonia do të zhvillohet në kështjellën Uindsor. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i familjes mbretërore angleze pas bërje publike të fejesës së djalit të dytë të Princit Çarls me aktoren amerikane.
33-vjeçari, dhe Megan Markël, e cila është 3 vite më e madhe, do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në kishën e “Shën Xhorxhit”. “Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabet e Dytë i ka dhënë lejen çiftit të martohen në kishë. Familja mbretërore do të paguajë për martesën”, shkruhet në komunikatën e pallatit Kensinton.
Në të theksohet gjithasht se Markëll do të bëhet shtetase britanike dhe se do të pagëzohet dhe krezmohet sipas riteve të kishës angleze, në mënyrë që ceremonia të jetë fetare. Aktorja aktualisht është protestante, ndërsa babai i saj ka rrënjë katolike. Ajo ka frekuentuar një shkollë katolike në vitet e liceut.
Ndërkohë, aktualisht i pesti në listën e trashëgimtarëve të fornit britanik, Herri do të zbresë me një vend pas lindjes së djalit të tretë të vëllait Ualliam që parashikohet në prill./abcnews.al