“Dasma e Figaros” në Liceun Artistik/ Nxënësit “sjellin” në Tiranë Mozartin

schedule09:33 - 26 Shkurt, 2024

schedule 09:33 - 26 Shkurt, 2024

Drejtoresha e Liceut Artistik “Jordan Misja”, Etleva Kolnikaj dhe regjisorja Klaudia Hila kanë vendosur në skenën e Liceut Artistik operan e famshme “Dasma e Figaros”.

Të ftuara në ‘ABC e Mëngjesit’, ato kanë zbuluar se në fillim të gjithë ishin shumë skeptikë, pasi nxënësit janë ende në moshë shumë të vogël për të vënë në skenë një opera kaq të madhe.

Sakaq, kanë treguar se tashmë kanë në plan që ta vënë në skenë në të gjithë Shqipërinë.

 “Kur mbaruam vitin e kaluar shkollën, më lindi një ide se çfarë të bëjmë një gjë ndryshe me Liceun. Bëmë një mbledhje dhe kështu më lindi ideja e operas. Është një shfaqje aq komplekse, sa që edhe puna që duhet bërë është e madhe, sa shfaqet e thjeshta që kemi bërë me nxënësit. Të gjithë ishin skeptikë në fillim, përveç meje që besoja që mund t’ia dilnim”, u shpreh Kolnikaj.

“Pata fatin që te muzikali i parë të kishim një sukses të jashtëzakonshëm. I thash po Evës dhe ia dolëm, te opera kur më tha në fillim i thash ‘Jo’ se nuk besoja. Për pjesën e vendosjes së orkestrës ishte ideja e Evës, unë jam marrë me pjesën e regjisë dhe e gjithë merita i takon profesionistëve”, tha Hila./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!