“Dashuria” për “zikaltërit” nuk është shuar ende, Eriksen: Shpresoj që Inter të kalojë në finale

schedule09:10 - 9 Maj, 2023

schedule 09:10 - 9 Maj, 2023

“Arkitekti” danez i mesfushës së Manchester United, Christian Eriksen ka folur mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e çmimeve të “Laureus Ëorld Sports Aëards”, mbi “derbin e Milanos”, që do të zhvillohet në gjysmë-finalen e nesërme të UEFA Champions League.

Në “parashikimin” e tij për “euroderbin”, për ish-mesfushorin e Inter duket se nuk është shuar ende “dashuria” për fanellën “zikaltër”, teksa uron këta të fundit të kualifikohen për finalen e madhe të Stambollit.

“Kam pasur momente të mira tek Inter dhe kam kujtime të bukura. Shpresoj që në gjysmë-finale kundër Milan të fitojnë ish-shokët e mi të skuadrës dhe të arrijnë në finale edhe pse shoku im Kjaer luan në Milano. Do të më vinte keq për të, por shpresoj se Interi do të kalojë”,- shprehet Eriksen.

Më tej në fjalën e tij, “lideri” i mesfushës daneze foli dhe për largimin e parakohshëm nga “zikaltërit”, teksa kujtojmë se Eriksen u largua nga Italia drejt Manchester United pas problemit në zemër që pati në ndeshjen e Euro 2021, ndaj Finlandës, ku mbeti pa ndjenja në fushën e lojës.

“Nuk jam i zemëruar me Interin për mënyrën se si u largova. Ky ishte thjesht i vetmi opsion sepse në Itali rregullat janë të ndryshme nga Anglia dhe atje unë nuk mund të vazhdoja këtë profesion. Doja të kthehesha në lojë dhe e bëra këtë”,- u shpreh Eriksen. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!