“Dashuria” për “verdhezinjtë” nuk ka fund, Hummels rinovon kontratën me Borussia Dortmund

schedule15:16 - 24 Maj, 2023

schedule 15:16 - 24 Maj, 2023

Në prag të sfidës vendimtare për titullin kampion të Bundesliga, ndeshje që do të zhvillohet pasditen e së shtunës ndaj skuadrës së Mainz, “verdhezintjë” e Borussia Dortmund kanë vendosur t’i ofrojnë ditën e sotme rinovimin një prej “liderve” të saj në fushën e blertë.

Ndërkaq, gjithçka u bë e ditur me anë të një postimi të klubit në profilin e tyre zyrtar në “Tëitter”, nga u postua një foto gjatë momentit të nënshkrimit, ku i pranishëm gjithashtu përveç qendërmbrojtësit ishte dhe Drejtori sportiv, si dhe “legjendë” e klubit të “verdhezinjve”, Sebastian Kehl. /i.m /abcnews.al 

Postimi i klubit në Twitter: