Dashuria për… pëllumbat/ I pandarë nga ta gjatë jetës, tiranasi që mban 100 pëllumba garash

schedule13:47 - 20 Prill, 2024

schedule 13:47 - 20 Prill, 2024

Pëllumbat konsiderohen si shpend i paqes. Ndër vite familjet tiranase janë dalluar për pasionin e tyre për këtë shpend. Ne kemi ardhur në familjen Qefalia në kryeqytet, ku pëllumbat jo vetëm që nuk kanë munguar asnjëherë në shtëpi, madje ata janë të shumtë në numër.

Kështu nis një ditë e zakonshme për 78 vjeçarin Faik Qefalia, të cilin pasioni për pëllumbat e ka shoqëruar gjithë jetën. Ai kujdeset për 100 pëllumba, të cilët i mban në tarracën e shtëpisë së tij.

“Që i vogel. Kështu e kemi pas në Tiranë, gjithe farefisi kishte pëllumba.”

Në shtëpinë e tij ka pasur gjithnjë pëllumba, por këta që ka vitet e fundit janë të veçantë.

“Këto janë pëllumba gare, dikur i kanë mbajtur korçarët shumë. Ushtria i përdorte për postë. Jane të vecante se jane pellumba të pergatitur, bejne gara ne km të gjata, 600 deri ne 1 mije kilometra.”

Siç tregon 78 vjecari, pëllumbat e garës kanë nevojë për përkujdesje më specifike.

“Me numrin qe kemi ne kanë punë. Ushqimi, stërvitja, por pasioni na mban, kalojme kohën me këto. Sa ore sterviten? Një orë në mëngjes, por edhe pasdite. Eshte e rendesishme qe te sterviten cdo ditë? Po sepse mbahen në formë për garën.”

Pëllumbat që janë stërvitur për disa muaj me radhë, tashmë janë në fazën e garës. Ata bëjnë qindra kilometra dhe kthehen sërish në shtëpinë e tyre.

“Të hënën i hodhëm në Prizren. Janë 6 gara vazhdojnë, do hidhen edhe në Beograd. Për sa orë e bënë nga Prizreni qe erdhen ne shtepi? U hodhen ne 7.00 ne 8.51 minuta dy të parët erdhën në shtëpi. Mire e kane bere. Si mesatare pellumbi e ka 70 km ne ore.”

Faiku ndihet krenar për performancën e pëllumbave të tij gjatë këtyre viteve që ka marrë pjesë në gara.

“Në Bosje doli i pari pëllumbi im. U hodh ne 7 atje në 14.04 ka ardhur këtu.”

Por gjatë rrugës së gjatë, ka edhe nga ata që nuk mbërrijnë në shtëpi sërish.

“Në garen e fundit nuk erdhen 3 nga 44 qe i cova. Eshte faktor skifteri, perplasen nëper tela demtohen, ka edhe qe nuk e gjejne drejtimin. Ne themi kur nuk e gjen shtepine tende me mire te humbesh.”

Siç e përshkruan 78 vjecari, momenti më emocionues i këtij sporti me shpendë është kur ata kthehen sërish në shtëpinë e tyre, pasi kanë bërë qindra kilometra.

“Zakonisht ne rrimë aty dhe nga kjo anë vinë, bëjnë dy xhiro këtu vërdallë dhe futen direkt këtu pastaj.”

Kujton se në këto vite që rrit pëllumbat e shpejtësisë, numri i tyre nuk ka qenë asnjëherë nën 100.

“Çelin gjithmond nga dy pellumba. Periudha e celjes zgjat 18 dite. ajo e para dhe kjo ketu per celje. Ndersa keto te dyja per gare.”

Puna e stërvitjes së shpendëve i është shpërblyer me këto kupa që ka fituar gjatë garave.

” Në 3 vite 18 kupa, kemi fituar vende te para dhe te dyta e te treta. Kupa tregob vleren e pellumbit, dicka morale”

Faik Qefalia tashmë është pensionist, por ndihet mirë që pasionin e tij për shpendët e paqes ia ka trashëguar edhe djalit, i cili ka vazhduar të trashëgojë traditën e familjes me të njëjtin pasion si babai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!