Shqiptarët, populli më pro-europian në Ballkanin Perëndimor.
Një sondazh i publikuar së fundmi nga Komisioni Europian tregon se 91% e qytetarëve në Shqipëri mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Të dhënat e Eurobarometrit për zgjerimin e rendisin vendin tonë në krye të listës së vendeve kandidate me perceptimin më pozitiv për unionin, e ndjekur nga Mali I Zi me 83%. Të dyja këto vende janë cilësuar në procesin e integrimit ndërsa vetë komisioni ka dhënë sinjale optimiste për anëtarësim brenda 2029.
Më tej ndër vendet më pro anëtarësimit në Bashkimin Europian renditet edhe Kosova me 82 %, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut 67 % dhe Bosnje Hercegovina 56% ( ME Tabele)
Qytetarët në këto vende shpresojnë për përmirësim të cilësisë së jetës dhe hapje të kufijve ndërsa vlerësojnë edhe ndihmën që Bashkimi Europian ka dhënë për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit.
Serbia rezulton vendi më skeptic në rajon, me një mbështje 33 % dhe nivel të ulët të besimit në union.
Ndërsa në fqinjësinë lindore, Gjeorgjia dhe Ukraina kryesojnë me respektivisht 74% dhe 68% mbështetje për anëtarësimin.
Përvec vendeve kandidate, sondazhi u zhvillua edhe në 27 vendet e Baashkimit Europian, ku u pasqyruan mendimet e mbi 26 mijë e 300 qytetarëve.
Sipas të dhënave të Barametrit, 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të unionit. Por kanë edhe shqetësime, kryesisht lidhur me migracionin, korrupsionin, krimin dhe koston financiare të zgjerimit.
Ndërsa sipas përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, Eurobarometri jep një mesazh të qartë se shtetet kandidate duan një mproces të besueshëm, të bazuar mbi vlera dhe të shtyrë nga reforma të vërteta. / abcnews.al /


