Dashuria e parë nuk harrohet lehtë, Xavi vendos të qëndrojë te Barcelona sezonin e ardhshëm

schedule07:26 - 25 Prill, 2024

schedule 07:26 - 25 Prill, 2024

Xavi Hernandez ka bërë prapakthehu në vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona në fund të këtij edicioni, siç kishte lajmëruar në janar.

Pas një mbledhje me drejtuesit e klubit sot pasdite, është vendosur që Xavi të qëndrojë në detyrë edhe për vitin që i mbetet nga kontrata që kishte nënshkruar kur iu bashkua katalanasve.

Ish-mesfushori kishte deklaruar në janar se do të largohej dhe vetëm me plotësimin e ndonjë kushti të caktuar mund të ndryshonte mendje. Por tashmë, ka qenë ai i cili ka pranuar çdo kusht që i ka vënë klubi, për të qëndruar në detyrë. Vendimi pritet të konfirmohet nesër nga një komunikim me mediat i presidentit Juan Laporta.

Pritet që kushti më i madh i vendosur për Xavin është përfshirja si krahu i djathtë i tij në stafin teknik i Domenek Torrent, ish-ndihmësi i Guardiolës, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Gallatasarajin. Kështu, vëllai i trajnerit, Oskar, do të ketë një rol dytësor.

Pritet që të ketë ndryshime edhe në stafin e përgatitësve atletikë, të fajësuar shpesh për dëmtimet e vazhdueshme të lojtarëve.

Laporta dhe Deco e dinin që Xavi dëshironte të qëndronte dhe kështu, në vend që të dëgjonin kushtet e trajnerit, ishin ata të cilët diktuan të tilla, duke marrë një “po” si përgjigje për gjithçka.

Sipas mediave spanjolle, kjo vetëm për faktin se trajneri kërkon të triumfojë përsëri me Barcelonën dhe të mos largohet si humbës duke lënë punën në gjysmë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!