Dashuria për fshatin e tij në Senegal, Mane bën donacionin e radhës

schedule09:34 - 18 Mars, 2020

schedule 09:34 - 18 Mars, 2020

Sadio Mane është një ndër futbollistët më të dashur në botë, pasi ka qëndruar gjithmonë me këmbë në tokë dhe ka bërë shumë të mira për njerëzit në fshatin e tij në Senegal. Ylli i Liverpool ka bërë donacionin e radhës, plot 41 mijë sterlina për të luftuar Koronavirusin.

Një futbollist i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh. Edhe kur u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit 2019, duke lënë pas Aubameyang dhe Salah, gjëja e parë që bëri Mane ishte një falënderim për njerëzit e fshatit të tij, që e kanë mbështetur gjithmonë.

Me shumë gjasa, do të ketë tjera donacione në vazhdim nga ylli i Liverpoolit, i cili nuk kursehet asnjëherë kur vjen puna te populli i tij. Bravo Mane!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!