Dashuria bashkon në një mbrëmje poetike Luiza Xhuvanin dhe Kristian Koroveshin

schedule18:25 - 30 Qershor, 2021

schedule 18:25 - 30 Qershor, 2021

Nga Leontina Nika

Për dashurinë tokësore dhe atë hyjnore, në një dialog lirik,  nën interpretimin e Luiza Xhuvani dhe  Kristian Koroveshit, vijnë poeti turk Yunus Emre dhe serbi Milan Rakic.

Koncepti mbi letërsinë e dy autoreve ballkanas, i ka ardhur natyrshëm ideatorit, Kristian Koroveshit

“Kam pasur gërvishtje sepse ne gjërat i bukura i kemi shumë afër por vështrimin e hedhim shumë larg;/ ne themi bota dhe harrojmë se kemi shumë afër shumë prej tyre. Unë i bëra bashkë këto dy poet në një dialog lirik”, ka thënë ai.

Skenografia me libra të varur është konceptuar si dy jetë paralele thekson Koroveshi.

Skenografia me librat që varen është një mënyrë për të dhënë idenë e një bote paralele që qëndron ashtu e bukur”, është shprehur ndër të tjera ai.

Mesazhi kryesor është kthimi tek ndjenjat në këtë kohë, pas pandemie.

Unë kam dashur që këto gjëra të bukura që i kthehen ndjenjës dhe njeriut, ku në këto kohë të vështira njeriu mbase ka humbur egon e tij, ne harrojmë se dashuria nuk ëhstë vetëm e imja dhe për mua por është në bashkëveprim”, ka thënë ndër të tjera ai.

Bashkëpunimi mes këtyre artistëve ka marrë një formë të veçantë të cilën do e vazhdojnë më pas me  liriken e Lasgush Poradecit.

Pas hapjes së teatrove, aktorët mendojnë që  këto mbrëmje poetike t’i kthejnë për publikun e gjerë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!