Dashuri franceze për kuqezinjtë, Milani afër goditjes së dyfishtë

schedule13:58 - 11 Janar, 2021

schedule 13:58 - 11 Janar, 2021

Një qendërmbrojtës dhe një mesfushor, dy janë objektivat e Milanit në këtë seksion merkato. Kuqezinjtë kryesojnë Serie A dhe do të garojnë deri në fund për fitimin e titullit kampion, që mungon në Milanon kuqezi prej vitit 2011.

Mohamed Simakan është dëshira e madhe për prapavijën. 20-vjeçari është pjesë e Strasbourg në Ligue 1, teksa për të interesohet edhe Leipzig. Milani e ka rritur ofertën në 17 milion euro (14+3 në formë bonusesh) sipas raportimeve të GDS.

Tani pritet vetëm përgjigja pozitive nga klubi francez, që nuk ka marrë ofertë tjetër zyrtare. Objektivi tjetër i Milanit është Soualiho Meite. 26-vjeçari francez është pjesë e Torinos dhe aktivizohet në qendër të mesfushës.

 

Dy klubet po negociojnë dhe Meite pritet të transferohet në Milanello në formë huazimi deri në fund të sezonit. La Repubblica raporton se “djalli” pritet të paguajë 1 milion euro për huazimin e lojtarit, me të drejtë blerje të kartonit për 10 milion euro të tjera. /abcnews.al