Dashnor Sula në “ankand”/ Deputeti jashtë listave, mes ofertave. Berisha: Është i imi

schedule15:15 - 19 Mars, 2025

schedule 15:15 - 19 Mars, 2025

Në kërkim të një Dashnori. Deputeti Sula është në ankand. Jashtë listave për kandidat, por në mes të dy ofertave, nga Rama e Berisha për fushatën në Elbasan.

Pasi refuzoi Doktorin dhe Lapajn, Rama i hapi derën e PS, por me një kusht.

“Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund të jetë një ditë dhe Dash Sula, por për momentin duhet të dezinfektohet. Duhet të dezinfektohet, si bëhen ato, kush merret këtu me pula, që futen në karantinë shpendët, se mbajnë shumë shpendët nga këto.”

Ai është, inat mund ta kesh sa të duash, por hakun duhet t’ia japësh”

I penduar u shfaq doktori, pasi e hoqi njëherë dhe nuk e bindi dot ta kthente në lista, e fali Dashnor Sulën dhe e ftoi të kthehet në PD.

“Dashnor Sula është eksponent i PD me investime reale në këtë parti, vendi i tij është në PD. Njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë te Llapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i thotë atij që sa shkoj te Llapaj hajde tek unë, se është njësoj se jam unë padroni.”

Brenda një jave Sula ka kaluar dy herë ylberin, tani mbetet të shihet vetëm se Dashnor i kujt do të jetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!