SHBA ka kërkuar lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe. Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller tha në një konferencë për shtyp, se të dyja vendet duhet të marrin masa për të shtensionuar situatën, përfshirë lirimin e menjëhershëm të tre policëve.
“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të çtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, tha ai. Miller shtoi gjithashtu se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja” .
“Si pjesë e kësaj Kryeministri Kurti duhet të garantojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre nga vendndodhje alternative dhe të tërheqë forcat e policisë”, tha Miller./abcnews.al