DASH rikonfirmon Yuri Kim, shuhen shpresat e doktorit/ Muça: Fat për shqiptarët që shërbeu si ambasadore në Tiranë! Berisha kërkon të…

schedule23:50 - 26 Shkurt, 2025

schedule 23:50 - 26 Shkurt, 2025

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio i ka besuar një post të rëndësishëm Yuri Kim. Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë do të monitorojë ndihmat për Ukrainën, teksa zyrtarët e lartë amerikanë po hartojnë një listë të re përjashtimesh nga ngrirja e fondeve.

Përjashtimet i mundësojnë Ukrainës akses në disa fonde që aktualisht janë të pezulluara.

Dhe pikërisht Yuri Kim, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike, është ngarkuar me përpilimin e një liste të programeve që departamenti ka në lidhje me Ukrainën, si pjesë e përpjekjes për të zgjeruar përjashtimet.

Me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhe, mbështetës të opozitës shpresuan shumë në ndëshkimin e saj. Jo rrallë portale te mbështetura nga Partia Demokratike hapen lajmin e pezullimit dhe te hetimit te saj.

Por ato rezultuan të pavërteta. Tashme emërimi i Yuri Kim në këtë pozicion të ri dhe të rëndësishëm, zbeh pritshmëritë për ndryshime madhore të politikes së Uashingtonit ndaj zhvillimeve të brendshme në Shqipëri.

Gazetari Flogert Muça, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se kjo detyrë e lartë tregon rolin dhe përgatitjen e lartë që zotëron Yuri Kim, e cila ka mbajtur postin e ambasadores së SHBA në Tiranë.

“Ajo që ka ndodhur sot me emërimin e ambasadores, sepse e mbajnë titullin përjetë, tregon një element thelbësor që shqiptarët duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kanë një stabilitet të jashtëzakonshëm dhe kanë një administratë të konsoliduar. Yuri Kim që këtu është atakuar si e korruptuar. Fakt është që ajo zonja, që për fatin e mirë të shqiptarëve e kanë patur si ambasadore është sot në një pozitë shumë më të lartë”, tha ai.

Ai komentoi qëndrimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në raport me SPAK, të cilin ish-kryeministrit krahas sulmit premton se po erdhi në pushtet do ta shkrijë këtë strukturë të re të drejtësisë.

Sipas tij, Berisha përdor Partinë Demokratike si mjet presioni për të ruajtur veten në raport me drejtësinë.

“Doktori e ka quajtur organizatë kriminale SPAK. Doktori nuk do ketë marrëdhënie korrekte me SPAK. Ai ka ardhur që nëpërmjet PD të bëjë presion sa të mundet, që të ruajë veten”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!