Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DASH reagon pas takimit Osmani-Rubio: Të gatshëm për të çuar përpara axhendën e paqes dhe stabilitetit!

schedule09:11 - 21 Shkurt, 2026

schedule 09:11 - 21 Shkurt, 2026

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi përmes një komunikate pas takimit mes sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, duke e falënderuar Kosovën për përkushtimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

DASH vlerësoi rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen gatishmërinë për të punuar me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik rajonal.



“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për të qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të çuar përpara axhendën tonë të përbashkët të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik rajonal”, thuhet në reagim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!