Analisti Arben Meçe, i ftuar në studion e ‘Real Story’ u shpreh se administrata Trump nuk do të vazhdojë luftën ndaj Nongratës. Ndër të tjera, Meçe u shpreh se raporti i DASH e sheh si sukses të SPAK hetimin ndaj Berishës.
Sakaq, Meçe u shpreh se Berisha mund të shkojë në Amerikë me një kusht, i cili është paraqitja në Gjykatën Amerikane dhe padia në gjykatë e cila mund të refuzohet ose jo nga organi juridik.
“Kjo është krizë, është problem që ka opozita sot. Raporti i DASH është qëndrim që aregumentohet me fakt. Qëndrimi është i prerë, do të vazhdojë të jetë i njëjtë ndaj Nongrata-ve. Faktin Berisha e jep si argument. Qëndrimi i SHBA nuk është përcaktimi. Po qëndrojmë në bazë ligjore. Berisha është shpallur Nongrata, ndërkohë ndaj Berishës ka nisur një hetim pra është i pandehur. Këtë thotë dhe DASH, i pandehur si sukses i SPAK.
Flitet që është zbutur qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj PD. Është zbutur qëndrimi ndaj institucionit. Lidhet me marrjen e vulës nga PD, në momentin kur PD u kthye në institucion ke qëndrim politik të strukturave. Strukturat politike kanë vazhduar marrëdhënien me PD legjitime. Berisha mund të shkojë në Amerikë por duhet t’i drejtohet Gjykatës Amerikane. Vetëm ky është kushti. Bën një padi në gjykatë. Gjë që Berisha mund ta bënte që herën e parë, por e dinte fare mirë që Gjykata do e refuzonte. “
/ abcnews.al