DASH: Marrëveshja me Serbinë historike, njohja e Kosovës nga Izraeli monumentale

schedule23:53 - 4 Shtator, 2020

schedule 23:53 - 4 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur historike arritjen e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Serbisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se marrëveshja e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, është historike dhe përfshinë një sërë çështjesh të normalizimit ekonomik.

 “Marrëveshja e sotme hap mundësi të reja për bashkëpunim më të gjerë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës riafirmojnë mbështetjen e tyre në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërkohë njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit është cilësuar si monumentale nga DASH.

“Ne gjithashtu përgëzojmë kryeministrin Hoti për arritjen monumentale të normalizimit të raporteve dhe njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!