DASH godet përsëri Berishën/ Raporti i Departamentit të Shtetit: Shembulli i dhunës politike

schedule12:21 - 28 Korrik, 2023

schedule 12:21 - 28 Korrik, 2023

Një ish-lider i shpallur ‘nongrata’ nga SHBA-të për korrupsion madhor që përpiqet të kthejë përmbys me dhunë selinë e partisë së tij. Departamenti Amerikan i Shtetit përshkruan kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në raportin e fundit për klimën e investimeve  në vend  në pjesën ku flitet për  mjedisin politik dhe sigurinë, DASH shembull të dhunës sjell Berishën të cilit i kujton gjithashtu se në 21 Janar 2011 teksa ai qëndronte në zyrën e Kryeministrit, Garda e Republikës vrau 4 protestues.

“Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policisë; si dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhuna e nivelit të ulët dhe dëmtimi i pronës, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”

Departamenti Amerikan i Shtetit në këtë pjesë të raportit  flet  dhe për  situatën në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të prillit 2021 dhe  vendoret e majit  2023  për të cilat  thotë se ishin paqësore.