SHBA pritet të zëvendësojë diplomatin kryesor për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof. Detyrën e merr Collën Hyland, drejtoresha aktuale e Zyrës për Evropën Jugperëndimore.
Nuk është e qartë nëse kjo është një zgjidhje e përkohshme apo e përhershme, raportojnë mediat e huaja. Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë. Ajo ka qene zv ambasadore ne Prishtine nga viti 2016 deri ne vitin 2019.
Ajo ka shërbyer gjithashtu në misionet diplomatike amerikane në Bagdad dhe Kabul. Hyland flet gjuhën shqipe dhe ka shumë përvojë në luftën kundër korrupsionit.
Hyland është mbështetëse e SPAK dhe reformës në drejtësi dhe këtë qëndrim e ka shprehur edhe më parë. Rreth një vit më parë, më 16 shtator 2024, Collën Hyland, në atë kohë Drejtore e Byrosë për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.
/abnews.al/