Darzeza, një kilometër rrugë. Qytetarët në Fier kërkojnë shtrimin e rrugës që të çon në plazh

schedule14:57 - 8 Korrik, 2024

schedule 14:57 - 8 Korrik, 2024

Me një vijë bregdetare prej 4 km të shoqëruar nga masivi pyjor, plazhi i Darzezës në Fier është edhe këtë verë, i preferuari i vendasve të cilët zgjedhin qetësinë, relaksin dhe ushqimin e mirë.

Por nëse natyra është treguar bujare me bukuritë, plazhi nuk është i lehtë për t’u aksesuar për shkak të mungesës së rrugës.

Një segment prej vetëm një kilometër është kthyer në shqetësim për pushuesit ndërsa pronarët e lokaleve e konsiderojnë pengesë për një sezon të suksesshëm

Megjithatë sezoni duket i mbarë. Vetëm në fundjavë Darzeza frekuentohet nga 5000 pushues.

Plazhet e Fierit si Semani dhe Darzeza frekuentohen kryesisht nga pushues ditorë por vitet e fundit banorët e fshatrave pranë tyre ofrojnë edhe dhoma pushimi.

Përveç natyrës së bukur, këto plazhe tërheqin vizitorë edhe për ushqimin tradicional ku peshku i freskët, frutat dhe perimet e zonës   janë më të kërkuarat.

/abcnews.al/