Mungesa e numrave për ta formuar e vetme qeverinë e re ka bërë që Kurti të jetë në procesin e kërkimit të numrave për të arritur shumicën qeverisëse.
Nisma e Fatmir Limajt, ka tashmë tre deputet të garantuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit, për të cilët ka diskutime dhe “darka sekrete” me Albin Kurtin.
Asnjë nga partitë nuk ka bërë deklaratë zyrtare për bashkëpunim, por sipas mediave në Kosovë Limaj ka kërkuar postin e kryeparlamentarit për t’ju bashkuar Vetëvendosjes.
/ abcnews.al


