Darka sekrete për rinovimin me Alaba, çfarë ndodhi javën e kaluar

schedule17:38 - 29 Tetor, 2020

schedule 17:38 - 29 Tetor, 2020

David Alaba është pjesë e Bayern Munchen prej vitit 2011, teksa po zhvillon sezonin e fundit me kampionët e Gjermanisë dhe Evropës. 28-vjeçari austriak del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe është gati të provojë një aventurë të re në karrierë.

Drejtuesit e Bayernit nuk mund të humbasin falas një futbollist të tillë dhe kanë tentuar rinovimin javën e kaluar. Mediat gjermane raportojnë se Rummenigge dhe Salihamidzic kanë darkuar me George Alaba (babai i lojtarit) dhe agjentin Zahavi të premten e kaluar.

Gjithsesi, takimi nuk ka dhënë rezultatin e pritur. Asnjë hap përpara në lidhje me firmosjen e kontratës së re, pavarësisht insistimit të drejtuesve të Bayernit për të vazhduar bashkëpunimin me “xholin” e ekipit. /abcnews.al