Darka e Ramës me partitë shqiptare në MV para ndryshimeve kushtetuese, Nazarko: Shqipëria mund të luajë rol

schedule18:12 - 10 Janar, 2023

schedule 18:12 - 10 Janar, 2023

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku komentoi takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ky takim mbahet para se parlamenti maqedonas të votojë ndryshimet kushtetuese, futjen e pakicën bullgare në kushtetutën e vendit.

Votat e shqiptarëve janë të rëndësishme për të bërë shumicën dhe për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Sipas Nazarkos, tha se ky takim është një përpjekje për të arritur shumicën kushtetuese në parlamentin e Maqedonisë së Veriut që do të mundësonte dhe çeljen e dyerve të integrimit për në BE.

“Në rastin konkret, kemi një përpjekje të Shqipërisë për të arritur shumicën kushtetuese që do të mundësonte çeljen e dyerve të integrimit dhe për Maqedonisë së Veriut krahas Shqipërisë. Ky është një moment i cili do të duhet të shfrytëzohet për të rritur cilësisht peshën e shqiptarëve.

Së pari, përfshirjen në qeveri pothuajse të të gjithë faktorëve të interesuar që do të japin votën për ndryshimet kushtetuese. Së dyti, kjo pjesëmarrje të mos jetë pa asnjë lloj kushtëzimi por të formulohen një sërë kushtesh që do t’u shërbejnë shqiptarëve.

Së treti, të rritet kompaktësia e faktorit shqiptar në mënyrë të tillë që energjitë opozitare të mos harxhohen për luftëra të brendshme por për të avancuar statusin e shqiptarit. Këtu Shqipëria ka mundësi që të luajë rol”, u shpreh Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!