“Darka e fundit”, si u vra anëtari i klanit mafioz në Budva, injoroi paralajmërimet e miqve

schedule11:34 - 18 Qershor, 2022

schedule 11:34 - 18 Qershor, 2022

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e mesantaës në Budva, ku mbeti i vrarë anëtari i klanit mafioz, Milic Minja Shakoviç.

Policia ka gjetur një çantë me armën e krimit, ndërsa mësohet se autori ka qenë i veshur me një këmishë të bardhë dhe është filmuar nga kamerat e një restoranti aty pranë.

Mediat fqinje raportojnë se Shakoviç kishte darkuar  me disa miq në lokalin Korkovado.

Miqtë që kanë dhënë deklaratë në polici pas, thanë se kanë parë një burrë të dyshimtë që ka kaluar pranë tyre drejt Qytetit të Vjetër. Madje njëri prej tyre e paralajmëroi Shakoviçin, por ai nuk i kushtoi rëndësi kësaj dhe vazhdoi me darkën.

Menjëherë pas kësaj, një burrë i dyshimtë u shfaq dhe u zhvendos nga drejtimi i Qytetit të Vjetër në tavolinën ku ishin ulur të gjithë.

Ndonëse njëri nga miqtë e paralajmëroi sërish, Shakoviç nuk reagoi.

Pastaj burri filloi të lëvizte me shpejtësi dhe iu afrua tavolinës, nxori një armë dhe e qëlloi anëtarin e klanit mafioz pas shpine në një distancë prej gjysmë metri.

Fillimisht ai qëlloi tre herë në kokën e Shakoviqit, i cili ra në trotuar dhe më pas e qëlloi edhe dy herë të vdekurin. Gjithsej janë qëlluar tetë plumba.

Pas krimit, autori vrapo në drejtim të një hoteli e më pas përgjatë një shtegu të ngushtë drejt vendbanimit Gospoština.

Edhe pse ekzekutori është ende në arrati, inspektorët kanë gjetur gjurmë gishtat në vendet ku ai ka kaluar. Gjithashtu u gjet një këmishë dhe një maskë.

Të alarmuar nga ngjarja, shumë njerëz në lokalet përrreth filluan të iknin pas të shtënave gjë që e bëri më të lehtë arratinë e autorit, edhe pse policia ka kontrolluar zonën deri në orët e para të mëngjesit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!