Dardha mbetet destinacioni më i kërkuar i turizmit dimëror në juglindje. Qindra vizitorë,të ardhur nga zona të ndryshme të vendit,iu drejtuan fshatit turistik për të kaluar fundjavën.
Fluksi i lartë i mjeteve krijoi trafik në aksin rrugor që lidh Boboshticën me Dardhën.
Vizitorët, që zgjodhën ta kalonin fundjavën në Korçë,u ndalën për të shijuar bukurinë e peizazhit alpin të Dardhës. Të pasionuarit pas sporteve dimërore,provuan aftësitë dhe u argëtuan në skipistën e Bigllës.
Peizazhi dimëror, shëtitjet në natyrë, sportet e dimërore dhe tradita e mikpritjes po tërheqin grupe vizitorësh sidomos gjatë fundjavës.Bujtinat tradicionale, gatimet karakteristike dhe produktet lokale janë pjesë e pandarë e përvojës që Dardha u ofron vizitorëve gjatë sezonit të dimrit. / abcnews.al /


