Dardha dhe Voskopoja larg Covid, qytetarët harrojnë masat mbushin hotelet dhe restorantet

schedule11:37 - 23 Nëntor, 2020

schedule 11:37 - 23 Nëntor, 2020

Reshjet e para të borës në qarkun e Korçës kanë sjellë dhe fundjavë të mbushur me turistë në fshatrat turistikë Dardhë dhe Voskopojë.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për ABC  se për shkak të reshjeve të borës ka pasur vështirësi në qarkullimin e makinave për të cilën drejtuesit duhet të bëjnë kujdes.

Ndër të tjera ajo thekson se duket se situata e pandemisë dhe masat kufizuese anti Covid nuk i kanë kufizuar qytetarët dhe turistët që të mbushin qytetin e Korçës dhe të kalojnë një fundjave në borë.

Ndërkohë pavarësisht apelit të herë pas hershëm të autoriteteve shëndetësore, qytetarët dhe turistët kanë tejmbushur hotelet dhe restorantet në fshatrat turistikë Voskopojë dhe Dardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!