Pasditen e kësaj të mërkure do të testojnë veten përballë një kundërshtari vërtet të fortë. “Dardanët” e Kosovës sfidojnë në orën 19:00, “Vikingët” e Norvegjisë , në “Ullevaal Stadion” të Oslos, në një sfidë miqësore, ku do të testojnë forcat e njëra-tjetrës, para se të shijojnë për një muaj spektaklin e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Sa i përket formcionave, teniku Stale Solbakken i ka rreshtuar “Vikingët”, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Nyland. Në krahët e mbrojtjes janë Ajer e Wolfe, me qëndrën që mbulohet nga Hanche-Olsen e Ostigard. Më të tërhequr në mesfushë janë Berge e Thorstvedt, ndërsa Odegaard, Larsen e Bobb janë vendosur pas “bomberit”, Erling Haaland.
Në krahun tjetër, tekniku Franco Foda ka përzgjedhur më të mirët e mundshëm për këtë sfidë, me përjashtimin e vetëm që e bën mbrojtja ku në vend të Muric është vendosur ish-“gardiani” i Tiranës, Visar Bekaj. Në krahët e mesfushës janë Paqarada e Vojvoda, ndërsa Rrahmani e Aliti mbulojnë qendrën. Berisha, Emerllahu e Idrizi janë në mesfushë ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Rashani, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: