Në orën 20:45, përvecc “legjionarëve” të Kombëtares sonë, në fushë do të zbresin dhe “dardanët” e Kosovës, të cilët do të përballen në “Estadi Nacional”, me vendasit e Andorra, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Koldo Alvarez i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur Alvarez e para tij San Nicolas, Vales, Llovera e Rubio. Në mesfushë janë vendosur Jordi Alaez, Vales, Rebes e Cervos, ndërsa sulmi plotësohet nga dyshja, Cucu e Vieitez.
Në krahun tjetër, tekniku Primoz Gliha i ka rreshtuar “dardanët” e tij, me formulën 3-5-1-1, ku në portë është vendosur Muric e para tij Dellova, Aliti e Hajrizi. Në krahët e mesfushës janë Hadergjonaj e Vojvoda, ndërsa qendra mbulohet nga Loshaj, Zyba e Muslija. Më i avancuar është Milot Rashica, ndërsa i vetëm në “majën” e sulmit është pozicionuar Albion Rrahmani. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: