Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.
Ndeshja është e një rëndësie të madhe për fatin e Kosovës në këto kualifikime.
Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë në grup pas dy ndeshjeve.
Ndërkaq, Rumania është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Zvicra, që kryeson grupin I.
Formacionet zyrtare:
KOSOVA: Muric, Aliti, Paqarada, Rrahmani, Vojvoda, Deseviq, Celina, Fazliji, Muslija, Rashica, Muriqi.
RUMANIA: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu, Marin, Burca, Coman, Man, Camora.