Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dardanët” duan Botërorin/ Kombëtarja e Kosovës vijon përgatitjet për “finalen” me Turqinë

schedule14:54 - 29 Mars, 2026

schedule 14:54 - 29 Mars, 2026

Triumfi në Bratislavë dhe festa që pasoi atë do të mbeten gjatë në zemër dhe mendjen e Kosovës. Por “Dardanët” kanë përpara një tjetër mision, që mund të shkruajë faqen më të artë të historisë së tyre.

Për këtë arsye, skuadra e Franko Foda ka vijuar me intensitet përgatitjet për finalen e play off kundër Turqisë.

Sfida e 31 marsit në “Fadi Vokrri” vlen biletën për në “Botërorin 2026” dhe “Dardanët” nuk duan ta humbasin këtë mundësi që vjen rrallë dhe që tani ëndërrohet nga të gjithë shqiptarët.



“Ndjenjë shumë e bukur, por ajo ndeshje tashmë ka kaluar. Tani fokusi ynë është te ndeshja me Turqinë. Ekipi do të jetë përgatitur maksimalisht dhe do të bëjmë gjithka për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Mendoj se kemi një atmosferë shumë të mirë brenda skuadrës. Jemi një ekip I mirë dhe luajmë të bashkuar dhe kjo është një nga pikat tona më të forta. Pastaj kur I ke tifozët në krahun tënd në stadium, kjo të jep një shtysë të madhe për ndeshje të tilla. Prandaj do të japim maksimimin për të fituar këtë ndeshje, për veten tonë, për tifozët dhe vendin tonë, me synimin për të shkuar në Kupën e Botës”, tha Sulmuesi, Veldin Hoxha.

Edhe në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Prishtinë, trajneri Foda kishte të gjithë lojtarët e grumbulluar prej tij në dispozicion. Për fat të mirë, “Dardanët” nuk vuajnë lëndime dhe probleme fizike, ndërsa I gatshëm është kthyer edhe Dellova, pas “zerimit” të kartonëve të verdhë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!