Danimarka rekomandon vaksinën e Covid-19 vetëm për moshën mbi 50 vjeç

schedule15:52 - 15 Shtator, 2022

schedule 15:52 - 15 Shtator, 2022

Danimarka ka rekomanduar përdorimin e vaksinave kundër COVID-19 vetëm për ata mbi 50 vjeç. Autoritete shëndetësore kanë shpjeguar se ky vendim është marrë për shkak të imunitetit të përhapur dhe rreziku i ulët nga Covid do të thotë se përfitimet nga vaksinimi janë shumë të ulëta.

Njerëzit e moshës nën 50 vjeç në përgjithësi nuk janë në rrezik veçanërisht më të lartë për t’u sëmurë rëndë nga COVID-19. Gjithashtu, ata të moshës nën 50 vjeç janë të mbrojtur mirë që të mos sëmuren rëndë nga COVID-19, pasi një numër shumë i madh i tyre tashmë janë vaksinuar dhe janë infektuar më parë me COVID-19, dhe për rrjedhojë ka një imunitet të mirë në këtë kategori të popullsisë.

Siç ka treguar një studim, rreziku i efekteve serioze negative nga vaksinat e COVID-19 është më i lartë se sa përfitimet e tij për të rinjtë. Kjo është sigurisht arsyeja më e mundshme që Danimarka i ka ndaluar ato. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!