Danimarka pritet të heqë të gjitha kufizimet anti-Covid brenda 2 javësh

schedule14:57 - 27 Gusht, 2021

schedule 14:57 - 27 Gusht, 2021

Danimarka do të heqë të gjitha kufizimet anti-Covid me 10 shtator, sipas zyrtarëve shëndetësorë, duke theksuar se virusi nuk përbën më “një kërcënim për shoqërinë” .

Sipas të dhënave më shumë se 70% e danezëve janë vaksinuar plotësisht. Gjithashtu, Danimarka  ishte një nga vendet e para që vendosi një bllokim të pjesshëm në mars 2020, duke mbyllur shkollat ​​dhe bizneset dhe shërbimet jo thelbësore.

Danimarka është ndër vendet më pak të prekura nga Covid në Europën perëndimore dhe veriore.

Vendi ka regjistruar 341,549 raste dhe 2,573 viktima./abcnews.al