Danimarka ka pezulluar përdorimin e AstraZeneca për një periudhë të pacaktuar.
Ky veprim pritet të vonojë fushatën e vaksinimit në vend për disa javë. Pa vaksinat J&J dhe AstraZeneca, ekspertët paralajmërojnë se programi i vaksinimit të Danimarkës mund të mos përfundojë para fundit të vitit.
Tashmë vendi mbështetet vetëm në vaksinat amerikane Pfizer dhe Moderna për të vaksinuar të gjithë popullsinë e tij./abcnews.al