Danimarka bëhet vendi i parë që ka vendosur të ndërpresë plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas raportimeve se shkakton mpiksje gjaku. Masa e ndërmarrë pritet të vonojë programin e vaksinimit për disa javë.
Kujtojmë se Agjencia Europiane e Barnave javën e kaluar njoftoi një lidhje të mundshme me mpiksjen, por tha se rreziku i vdekjes së Covid-19 ishte shumë më i madh.
Disa vende europiane kanë pezulluar më parë vaksinën përkohësisht, ndërsa shumica po e përdorin vetëm për të moshuarit./e.b-abcnews.al

