Danimarka ka arritur të fitojë më rezultatin 1-0 ndaj Austrisë, duke siguruar biletën për në “Katar 2022”. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Kasper Hjulmand, fitoi më një gol të Joakim Maehle duke arritur kështu kuotën e 24 pikëve, duke mos humbur asnjë ndeshje deri tani në këto kualifikuse.
Danimarka bëhet e treta kombëtare, pas Katarit organizues dhe Gjermanisë që merr një biletë për në Kampionatin Botëror verën e ardhshme.
Herrelandsholdet skal til VM! ????#ForDanmark https://t.co/lFNrHY7fte
— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) October 12, 2021
Danezët tashmë të kualifikuar do të presin në shtëpinë e tyre Ishujt Faroe me 12 nëntor, ndërsa do ta mbyllin këtë turne duke vizituar Skocinë me 15 nëntor. /abcnews.al