Danimarka miraton përdorimin emergjent të pilulës Merck

schedule14:12 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 14:12 - 16 Dhjetor, 2021

Danimarka ka miratuar përdorimin emergjentë të pilulës antivirale molnupiravir të kompanisë farmaceutike Merck për personat më të rrezikuar nga COVID-19, duke përfshirë edhe të moshuarit.

Pilula është ende duke u shqyrtuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Përballë numrit në rritje të rasteve me koronavirus, rregullatori i BE-së  rekomandoi përdorimin e tij për të rriturit në nëntor. Duke njoftuar miratimin e pilulës për përdorim të kufizuar në Danimarkë, Shefja e Mjekësisë Christine Mol Harbe tha: “Ne besojmë se përfitimet e pilulës tejkalojnë disavantazhet për pacientët me të rrezikuar”.

Britania muajin e kaluar u bë vendi i parë që miratoi pilulën, e cila u zhvillua bashkë me Ridgeback Biotherapeutics dhe për të cilin Merck ka nënshkruar marrëveshje për një total prej të paktën shtatë milionë dozash. EMA ka këshilluar pacientët që të fillojnë trajtimin me pilulën Merck  brenda pesë ditëve të para të fillimit të simptomave për të rriturit. Të dhënat e fundit nga provat kanë treguar, megjithatë, se ilaçi redukton numrin e shtrimeve në spital dhe të viktimave me vetëm rreth 30%.

Rregullatori i barnave në BE ka filluar gjithashtu testimin e Paxlovid, një pilulë rivale antivirale e Pfizer që sipas kompanisë ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes  me 89%. Pilula Pfizer pritet të marrë miratimin nga rregullatori amerikan në fund të vitit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!