Danimarka lehtëson masat anti-Covid

schedule09:45 - 4 Maj, 2021

schedule 09:45 - 4 Maj, 2021

Danimarka do të lehtësojë masat anti-Covid gjatë kësaj jave. Vendi do të rihapë shkollat fillore dhe një sërë aktivitetesh të tjera, sipas njoftimit nga ministria e shëndetësisë.

Aktivitetet që pritet të rinisin përfshijnë teatrot, koncertet, kinematë, ambientet e brendshme sportive dhe palestrat, por sigurisht me një numër të kufizuar personash. Personat që kanë një test negative dhe personat e vaksinuar  do të lejohen të në ambientet e rihapura. Ndryshimet e reja do të hyjnë në fuqi në 6 maj.

Danimarka ka regjistruar 253,673 dhe 2,490 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!