Danimarka: Fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë është alternativa e vetme

schedule14:48 - 31 Gusht, 2024

schedule 14:48 - 31 Gusht, 2024

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot në konferencën GLOBSEC në Pragë se fitorja e Ukrainës në luftën me Rusinë është alternative e vetme.

“Nëse Rusia fiton, jo vetëm Ukraina do të mposhtet, por edhe të gjithë ne. Bashkimi Europian nuk ka qenë kurrë aq i fortë sa sot”, tha Frederiksen.

Ajo u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk e mbështesin fitoren e Ukrainës që të “kuptojnë se sa e rrezikshme është situata” dhe konfirmoi se Danimarka nuk po kufizon përdorimin e avionëve luftarakë F-16 që ka dërguar në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!